Tryeza e përbashkët Shqipëri-BE, Rama: Integrimi, qëllim i përbashkët; Hahn: Keni shumë punë
30/03/2016 12:45
Kryeministri Edi Rama, në tryezën e dialogut me Bashkimin Europian tha se “integrimi është qëllimi i përbashkët mes nesh e opozitës”, ndërsa komisioneri Hahn theksoi se integrimi “është tërësisht ushtrimi juaj, përvoja juaj, le të jemi optimistë. Mbetet ende shumë punë për të bërë”.
“Ne s’jemi këtu për t’ju mësuar, por për të moderuar dialogun përmes kësaj tryeze”, theksoi komisioneri Hahn.
Komisioneri Hahn ka nxitur palët për miratimin e shpejtë të reformës së thellë në drejtësi.
Në tryezë, opozita përfaqësohet nga Majlinda Bregu, Arben Ristani dhe Eduart Halimi.
Top Channel