Refugjatët “ndëshkojnë” kancelaren Merkel. AfD në krye të sondazheve paraprake

13/03/2016 00:00

Kancelares gjermane, Angela Merkel, i janë tronditur pozitat pa dalë ende një rezultat përfundimtar i zgjedhjeve rajonale. Teksa gjermanët iu drejtuan ditën e diel qendrave të votimit, alternativa gjermane e krahut të djathte AfD, kryeson sondazhet në 3 shtetet federale vendase.

Partia kundër emigrantëve, Alternativa për Gjermaninë, AfD ka siguruar rezultatete të kënaqshme në të treja shtetet, siç sugjerojnë “exit-poll”-t.

Në shtetin perëndimor të Baden-Vuertemberg, një ish-bastjon i kristian-demokratëve, mbështetja për partinë arriti në nivelet më të ulta në histori, prej 27 për qind. Zgjedhjet këtu u fituan nga të gjelbrit.

Në Saksoni Anhalt, një shtet i varfër lindor ku bashkëqeverisin CDU dhe socialdemokratët, duket se koalicioni do të vazhdojë të ruajë pushtetin, por sipas “exit-poll”-eve, Alternativa për Gjermaninë ka siguruar rreth 22 për qind të votave.

Ndërkohë socialdemokratët pritet të ruajnë kryesimin në Rineland- Palatinate, një shtet të cilin CDU-ja shpresonte të fitonte. Politika e dyerve të hapura është edhe “shuplaka” që duket se ka marrë shefja e ekzekutivit gjerman.

Top Channel