F1, Mercedesi do i japë liri pilotëve për strategjitë e garës

12/03/2016 11:40

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga starti i sezonit të ri dhe duke parë përmirësimet e ndjeshme të Ferrarit, Mercedesi vendos të bëjë ndryshime në favor të pilotëve.

Skuadra gjermane këtë vit do t’u japë më shumë liri pilotëve të saj në zgjedhjen e strategjive për ta bërë akoma më të ekuilibruar dhe rivalizuaar garën për titullin kampion.

“Lewis e Nico janë së bashku në skuadër prej 2 vitesh dhe gjërat mes tyre po funksionojnë shumë mirë. Mes tyre ekziston një respekt i madh dhe për këtë arsye ne vendosëm që të lehtësojmë peshën tonë në zgjedhjet e tyre. Për këtë na ndihmon edhe rregullorja e FIA-s që parashikon reduktimin e ndjeshëm të ndërhyrjeve të inxhinierisë tek veprimet e pilotëve”, deklaroi Totto Wolff.

Një faktor që i bën garat akoma më pak të kontrolluara nga mekanikët është kufizimi i komunikimeve me radio dhe për Wolff kjo është diçka pozitive. Sipas tij, me anë të këtij rregulli do të rritet presioni mbi pilotët të cilëve do t’u kërkohet edhe një sforcim më i madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA