Akuzat e republikanëve, Obama: Po më fajësoni edhe për punët e partisë suaj

12/03/2016 00:00

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka hedhur poshtë zërat se ai ishte përgjegjës për ngritjen e Donald Trump dhe çarjen e shënuar mes Partisë Republikane, duke insistuar se kjo është një plagë e vetëshkaktuar.

“Unë jam fajësuar nga republikanët për shumë gjëra, por të fajësohem për zgjedhjet e tyre paraprake dhe për kë ata po zgjedhin si përfaqësues të tyre kjo është jo realiste”, tha Obama duke qeshur.

Disa analistë politikë dhe republikanë kanë hedhur teorinë se Obama ka krijuar një klimë të polarizuar që i ardhuri nga jashtë politikës, Donald Trump, ka mundur ta shfrytëzojë.

Në fakt, ngritja e papritur e biznismenit miliarder nga Nju Jorku duke lënë pas figura të mbështetura prej lidershipit republikan si Guvernatori i Floridas, Jeb Bush, ka ngritur frikën se Partia Republikane mund të përçahet rëndë.

Komentatorë të ndryshëm në media kanë përdorur edhe fraza si “luftë civile” apo “krizë ekzistenciale” e Partisë Republikane.

Top Channel