Shiti foshnjën e porsalindur për të blerë iPhone

10/03/2016 00:00

Një burrë në Kinën verilindore është i fundit në radhë që ka përfunduar në dosjet hetimore të prokurorëve të vendit, për shitjen e foshnjës së tij të porsalindur në këmbim të 2500 dollarëve, bën të ditur një raport i medias shtetërore, në vazhdën e rasteve shokuese që hedhin dritë mbi tregtinë e paligjshme të fëmijëve në vend.

Edhe më shokuese mbetet arsyeja se pse burri nxori në shitje online të bijën 18-ditëshe. Ai dëshironte që me të ardhurat nga shitja e së bijës, të blinte një telefon iPhone dhe një motor.

Të dy prindërit janë shfajësuar duke thënë se nuk kishin të ardhura të mjaftueshme për t’u kujdesur edhe për fëmijën dhe se nuk e dinin që shitja e fëmijës ishte një gjë e jashtëligjshme.

Prokuroria ka kërkuar 3 vjet burg për të atin dhe 2 vite e gjysmë për të ëmën. Mediat kineze raportojnë se më shumë se 200 mijë foshnje zhduken çdo vit në vend dhe shiten online pa u penguar nga askush.

Top Channel