Mbretëresha pro Brexit? Pallati Mbretëror përgënjeshtron “The Sun”

10/03/2016 00:00

Është e pazakontë që Pallati Mbretëror i Anglisë të ndërmarrë veprime kundër një gazete, por ja që Mbretëresha Elizabeth e ka hedhur poshtë artikullin e “The Sun” i cili pretendon se zotëruesja e fronit mbështet daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

“The Sun” citon burime anonime, njëri prej të cilëve pretendon se ka qenë dëshmitari i një bisede në një drekë mes Mbretëreshës dhe ish-zëvendëskryeministrit, Nick Clegg, në vitin 2011.

Sipas gazetës, aty 89-vjeçarja me një ton të ashpër është shprehur se nuk e kupton aspak Europën, por Buckingham Palace këmbëngul se Mbretëresha është politikisht neutrale në këtë nismë, ndërsa Nick Clegg e cilësoi historinë si të pakuptimtë e të sajuar.

Gazeta britanike “The Sun” nuk u tremb aspak nga ky reagim dhe tha se do të vijojë të mbrojë historinë e saj fuqishëm”.

Top Channel