SHBA dhe aleatët, gati planin për Libinë; valë bombardimesh kundër ISIS

08/03/2016 18:10

Një plan i detajuar për të goditur kërcënimin në rritje të Shtetit Islamik në Libi është prezantuar nga zyrtarë të lartë të Pentagonit në Shtëpinë e Bardhë.

Lajmin e bën të ditur “New York Times”, që saktëson se në këtë plan janë të përfshirë edhe aleatët e Shteteve të Bashkuara si Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes kanë parashtruar në tryezën e Dhomës Ovale një seri opsionesh, që nisin nga ai që parashikon një seri bombardimesh ajrore.

Objektivat e mundshëm të këtyre sulmeve, shkruan “NYT”, janë kampet e stërvitjes së militantëve, qëndrave të komandës, depozitat e municioneve dhe zona të tjera ku mblidhen anëtarët e Shtetit Islamik.

Bëhet fjalë për 30 deri në 40 objektiva që ndodhen në katër zona të vendit afrikano-verior, sqaron më tej “NYT”.

Top Channel