OKB dhe AI kundër planit radikal BE-Turqi për refugjatët

08/03/2016 00:00

Kombet e Bashkuara shprehën shqetësim mbi ligjshmërinë e planit radikal të BE-së dhe Turqisë për lehtësimin e krizës së refugjatëve, me arsyetimin se ai mund të përbëjë shkelje teëligjit ndërkombëtar.

Sipas ujdisë së aprovuar në parim, të gjithë emigrantët që mbërrijnë në Greqi nga Turqia do të kthehen mbrapsht, dhe për ccdo sirian të kthyer, një refugjat i rregullt sirian do të sistemohet në BE.

Agjensia e OKB-së për refugjatët kujton se dëbimi masiv i të huajve mund të bjerë ndesh me vetë ligjet europiane. Amnesty International e quajti planin e përvijuar në Bruksel “një goditje vdekjeprurëse” për të drejtën e të kërkuarit azil.

Më shumë se 1 milionë vetë hynë ilegalisht vitin e kaluar në BE, shumica duke ndjekur rrugën detare nga Turqia në Greqi. Në Turqi ndodhen aktualisht 2,7 milionë siriane të shpërngulur për shkak të luftës.

Top Channel