Vajza e “El Chapo”: Im atë u tradhtua nga ortaku i tij

07/03/2016 16:55

Bosi meksikan i drogës, Joachim “El Chapo” Guzman u arrestua në fillim të janarit pasi u tradhtua nga bashkëpunëtori i tij i ngushtë.

Këtë e thotë vajza e tij, Rosa Isela Guzman Ortiz, në një intervistë për britaniken “The Guardian”, dhënë në Kaliforni ku dhe jeton.

“Im atë është tradhtuar nga Ismael El Mayo Zambada, që de fakto ishte shefi i kartelit kur babai ishte në burg. Jemi të bindur për këtë”, thotë Rosa Isela Guzman.

Vajza e kreut të kartelit famëkeq të Sinaloas rrëfen më tej se i ati dhe bashkëpunëtori i tij takoheshin gjithnjë në vende private. “Dhe atë ditë, babai u çudit shumë për atë takim të caktuar në atë vend”, vijon Rosa Isela.

Sipas saj, i ati është tradhtuar nga një fraksion rival i kartelit dhe nga politikanët, të cilët i kanë kërkuar marrëdhëniet me botën e krimit tek dikush tjetër.

Top Channel