Turqi, dy gra sulmojnë komisariatin; vriten gjatë shkëmbimit të zjarrit

03/03/2016 14:20

Një komisariat policie në Stamboll u sulmua sot nga dy gra me armë automatike e granata dore.

Pas incidentit, gratë u larguan nga vendngjarja e u fshehën në një godinë aty pranë, ku forcat e rendit i rrethuan shumë shpejt. Pavarësisht përpjekjeve për kapjen e tyre të gjalla, autoret e sulmit u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Arsyeja e veprimit ekstrem nuk dihet ende.

Si Stambolli ashtu dhe Ankaraja janë tronditur nga një seri sulmesh të përgjakshme këto muajt e fundit.

Top Channel