Avioni i zhdukur, një pjesë e bishtit gjendet në Mozambik

02/03/2016 22:05

Dy vjet nga verifikimi i një prej tragjedive ajrore më misterioze, copë të avionit të “Malaysian Airlines” janë gjetur në Afrikë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, copa e bishtit të mjetit fluturues është gjetur në brigjet e Mozambikut gjatë fundjavës dhe përputhet me pjesën tjetër të avionit.

Tashmë, objekti është nisur nga autoritetet afrikane drejt Malajzisë, ku do të ekzaminohet nga ekspertët. Bëhet fjalë për copën e dytë të gjetur të avionit me numër fluturimi “MH 370”, pas asaj që u gjet verën e kaluar në ishullin Riunion.

Ekzaminimi i objektit mund të ofrojë ndonjë element që mund të hedhë dritë mbi atë se çfarë ndodhi 8 marsin e vitit 2014, kur Boeingu 777, me 227 pasagjerë në bord dhe 12 anëtarët e ekuipazhit u zhduk nga radarët teksa fluturonte nga Kuala Lumpuri drejt Pekinit.

Sipas të dhënave të radarëve, avioni devijoi rreth 180 gradë nga kursi i tij dhe filloi të fluturonte drejt oqeanit Indian, përpara se të zhdukej.

Top Channel