Ujësjellësi i Pogradecit, Kapri bën padi për përmbaruesin

01/03/2016 14:40

Një ditë pasi një përmbarues privat ka bërë kallëzim penal ndaj kreut të bashkisë së Pogradecit, policia ka nisur hetimet mbi vetë përmbaruesin.

Policia e Korçës bën të ditur se përmbaruesi privat Florjan Beqaraj, 36 vjeç është kallëzuar nga vetë kreu i bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri.

Kapri thotë se Beqaraj është paraqitur në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve të Pogradecit për një vendim që është ekzekutuar nga një tjetër përmbarues privat më 25 shkurt.

Sipas policisë, dyshohet se Florjan Beqaraj ka kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës së tij.

Një ditë më parë u regjistrua kallëzim penal ndaj kryetarit të bashkisë së Pogradecit, për dhunim të përmbaruesit. Prej disa javësh, Ujësjellësi i Pogradecit është përfshirë nga debate të ashpra mes palëve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta