Ndërron jetë “njeriu pemë”

03/02/2016 18:30

Dede Koswara, indoneziani i bërë i famshëm dhe i njohur ndryshe edhe si “njeriu pemë”, ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të shumfishta të shkaktuara nga sëmundja e rrallë që vuante.

Ai vuante nga një sëmundje e rrallë të quajtur displasia “Lewandowsky-Lutz”, e cila i shkaktonte zhvillimin e pakontrolluar të virusit papilloma, i njohur ndryshe si (HPV). Ky virus është përgjegjës për zhvillimin në lëkurën e njeriut të deformimeve që çojnë deri në nxjerrjen jashtë funksionit të gjymtyrëve.

Të njëjtin fat të keq pati edhe 42-vjeçari, gjymtyrët e të cilit ngjasonin më shumë me trungje pemësh si pasojë e avancimit të virusit. Ai u është nënshtruar operacioneve të shumfishta, por gjithmonë virusi rikthehej dhe më agresiv si më parë.

Gjendja e tij u rëndua së fundmi, kur nuk ishte në gjendje as të hante, as të ecte dhe sëmundja pasoi komplikacione në veshka, mëlçi, stomak dhe organe të tjera të tij.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA