I dëbuar nga familja e tij dhe i poshtëruar nëpër rrugët e qytetit. Kjo është historia tragjike e një burri kamboxhian, me një të fryrë të stërmadhe në pjesën e përparme të kokës që i ka mbuluar gjysmën e fytyrës.
Vid, 34 vjeç, jeton në kryeqytetin e Kamboxhias, Phnom Penh. Ai është i pastrehë dhe rrëfen se ka lindur me të fryrën në pjesën e sipërme të ballit, e cila me kalimin e viteve është zmadhuar vazhdimisht.
Ai tërhoqi vëmendjen e një çifti australian javën e kaluar. Diana Koski dhe John Nettleton janë prekur nga historia e 34-vjeçarit dhe menjëherë kanë nisur një fushatë nëpër rrjetet sociale për t’i siguruar atij shërim.
Çifti i australianëve kërkojnë një mjek kirurg që merr përsipër realizimin e një operacionit të tillë, pavarësisht pagesës që do të kërkojë.
Top Channel