“Pasdite në Top Channel” ka rikthyer për herë të parë pas 26-vitesh për të dhënë mësim në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” për të dhënë mësim, ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.
Ish-mësuesja e matematikës ka rrëfyer emocionet e kësaj ore mësimi në studio me Jonida Shehun.
“E prita me shumë kënaqësi kërkesën tuaj dhe ishte një orë mësimi me shumë emocione. E realizova ditarin, bëra disa përgatitje pasi tashmë kanë ndryshuar shumë gjëra, pasi u bënë disa vite që jam shkëputur nga mësimdhënia”, tha zonja Nikolla.
Familja
Për herë të parë ministrja e Arsimit ka folur për familjen e saj.
“Më ka ngelur peng babai. Ai u nda nga jeta në dhjetor të vitit te kaluar dhe nuk pata mundësi t’i qëndroja shumë pranë për shkak të angazhimit politik. Ishte i shqetësuar për mua pasi dëgjonte titujt e gazetave në mëngjes në televizor. E gjeta mjaft të mërzitur një ditë dhe ishte bashkë me mamanë time. I thashë mos i beso ato që shkruajnë gënjejnë edhe kur më lavdërojnë, edhe kur më shajnë. U qetësuan dhe u thashë që nuk ju kam turpëruar kurrë dhe as nuk do të ndodhe në të ardhmen”, tregoi e emocionuar Lindita Nikolla.
Gjatë bisedës në “Pasdite në Top Channel” Nikolla ka folur për herë të parë edhe për vajzën e saj Livian.
“Ka pasur shumë diskutime në media. Vajza ime ka studiuar në Shqipëri, nuk e ka bërë universitetin në Francë. Kaq qenë një nxënëse dhe më pas studente ekselence, vetëm me nota dhjeta. Pasi përfundoi studimet fitoi një bursë për në Barcelonë dhe atëherë unë nuk isha ministre e Arsimit. Aty ajo doli një nga pesë studentët më të mirë dhe fitoi një master në Francë. Tashmë është kthyer dhe punon në Tiranë” tha zonja Ministre.
Rrjetet sociale
“Ndihem keq nga komentet në rrjetet sociale”, tha Nikolla duke iu referuar shkrimeve për të apo tekstet me probleme që publikohen në internet.
“Sigurisht që ka probleme, por në shumë raste tekstet që publikohen nuk janë fare në qarkullim dhe janë ndryshuar prej kohësh”, tha ajo.
Por zonja Nikolla ka folur për herë të parë edhe për fotot e publikuara në mediat sociale gjatë kohës që ishte me pushime.
“Isha me pushime në Jug. U mundova të rrija në hotel sa më shumë, por kisha shkuar për plazh e sigurisht që dola. Në një nga ato herë e bënë atë foto dhe pastaj u komentua shumë”, tha ajo.
Matura Shtetërore
“Më kanë quajtur mëkatare”, vijoi ministrija e Arsimit kur shpjegoi debatet për maturën shtetërore.
“Një prind nga Vau i Dejës më çoi mesash dhe më tha vajza ime është me rezultate shumë të mira dhe ka mbetur pa universitet. I thashë zotëri, nëse vajza juaj është me rezultatet që thoni të jeni i sigurtë që sistemi do t’i garantojë të drejten e studimit në degën që kërkon. Më çoi mesazh para dy ditësh dhe më tha faleminderit! Kishit të drejtë! Vajza ime e fitoi shkollën”, tregoi Nikolla.
Top Channel