Fëmijët takojnë prindërit në burg
31/12/2015 15:40
Dhuratat janë simboli i festave, por në një vend si burgu dhuratat nuk janë asgjë para njerëzve të dashur.
Surpriza e autoriteteve të burgut 302 ishte pikërisht kjo, t’i takonte të paraburgosurit me fëmijët e familjarët e t’u shpërndante fëmijëve një dhuratë.
Mes të paraburgosurve që takoi fëmijët ishte edhe ish-deputeti Mark Frroku, djali i të cilit dha një urim të pafajshëm për të gjithë të dënuarit në vend: “Unë uroj që të lirohet jo vetëm babi im, por të gjithë”.
Mark Frroku qeshi dhe i tha: “Bravo, shumë bukur ke folur, tamam si politikan”.
Top Channel