Shkodër, arrestohet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

25/12/2015 09:55

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur mbrëmjen e së enjtes arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, arrestuan Tauland Djaloshin, 28 vjeç,  banues në Mjedë të Shkodrës.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Autoritet italiane, me vendim datë 28.09.2015 e kanë dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i lëndeve narkotike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA