Presidenti amerikan Barak Obama kaloi gati 3 orë me familjarët e disa prej viktimave të masakrës së San Bernardinos, dhe tha se ishte prekur nga mesazhet e tyre të tolerancës pas sulmeve vdekjeprurëse.
“Pavarësisht momentit të vështirë që po kalojnë, ata përfaqësojnë gjithashtu forcën, unitetin dhe dashurinë që ekziston në këtë komunitet dhe në këtë vend”, tha Obama.
Obama tha se familjarët predikonin për tolerancë pavarësisht krimeve të urryera. Duke folur në “Indian Springs High School”, lideri i Shtëpisë së Bardhë pohoi se familjarët e viktimave nuk mund të ishin treguar më krenarë për të dashurit e tyre dhe më këmbëngulës në idenë se diccka e mirë buron nga kjo tragjedi.
Një ccift bashkëshortësh me origjinë arabe, qëlluan dhe vranë 14 persona në një qëndër për persona me aftësi të kufizuara në San Bernardino të Kalifornisë para se të vriteshin nga policia.
FBI-ja po heton ngjarjen si një akt terrorist por ka thënë se autorët, Sajed Faruk, i lindur në SHBA, dhe gruaja e tij Tashfeen Malik nga Pakistani, nuk kishin lidhje të njohura me rrjetin ekstremist dhe se me shumë gjasa kanë vepruar me mendjen e tyre. Pas ndalesës në San Bernardino presidenti dhe Zonja e Parë Mishel Obama iu drejtuan Hauait ku do të kalojnë periudhën e festave.
Top Channel