Obama: Emigrantët kanë ripërtërirë Amerikën

16/12/2015 00:00

Muhanned ibrahim al Naib u zgjua të martën me një surprizë. Refugjati irakian e ndjeu se kjo ishte dita kur më në fund ëndrra e tij për të qenë shtetas amerikan do të realizohej. Ai nuk e kuptoi derisa kontrolloi email-in dhe lexoi se do të mirëpritej nga Presidenti Obama.

Al Naib ishte në mesin e 31 personave nga 25 vende të ndryshme të cilët u bënë shtetasit më të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke pasur mundësinë edhe të marrin pasaportën nga Obama.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë krahasoi fluksin e refugjatëve sirianë me atë të hebrenjve të cilët iknin nga Holokausti. Në ceremoninë e mbajtur në ndërtesën e Arkivit Kombëtar, Obama deklaroi se Amerika është ripërtërirë nga emigrantët.

“Ne asnjëherë nuk e kemi thënë me zë të lartë se emigrantët dhe refugjatët kanë ripërtërirë Amerikën. Emigrantët janë ushtarët, marinsat, pilotët, rojet bregdetare të cilët na mbrojnë ne, vënë jetën e tyre në rrezik për një Amerikë që nuk është e tyre”, deklaroi Obama.

Presidenti i SHBA-ve mori duartrokitje kur tha se gabimet e së kaluarës nuk duhet të përsëriten. “Tek emigrantët meksikanë të sotëm, ne shohim emigrantët katolikë të një shekulli më parë. Tek refugjatët sirianë të sotëm, ne duhet të shohim refugjatët hebrenj të Luftës së Dytë Botërore”, tha ai.

Top Channel