Mbyllen mbi një mijë shkolla në Los Anxhelos pas kërcënimeve për sulme terroriste

15/12/2015 00:00

Më shumë se 1 mijë shkolla janë mbyllur në Los Anxhelos, pas një kërcënimi elektronik që ka marrë Drejtoria Arsimore.

Në një konferencë për shtyp, inspektori Ramon Cortines tha se kërcënimi ishte “jo vetem per një shkollë, dy  apo tri shkolla, por për shumë te tilla”, ndërkohë që ai nuk e saktësoi  natyrën e kërcënimit.

Autoritetet kanë bërë thirrje që të mbyllen të gjitha institucionet arsimore, si edhe të qëndrohet larg çdo objekti të dyshimtë, duke iu referuar ndonjë “bombe”.

Ky është kërcënimi i parë pas sulmit në San Bernadino, ku 14 vetë humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën.

Megjithatë pavarësisht numrit të shkollave të mbyllura, inspektori tha se ata marrin kërcënime herë pas here, dhe nuk i lirojnë studentët derisa të njoftohen të gjithë prindërit e tyre. Ndërsa këtë herë, duke marrë shkas nga sulmi i fundit, autoritetet morën vendimin që evakuuimi të ishte masiv.

Top Channel