Misteri rus në Lindjen e Mesme, si po i përdor Moska rebelët Huthi për të goditur ekonominë evropiane
Rusia ka stacionuar një numër të madh helikopterësh luftarakë dhe transporti, në një bazë të saj në Armeni, të ndodhur shumë pranë kufirit me Turqinë.
Lëvizja e Moskës vjen në mesin e një përshkallëzimi të ndjeshëm të tensioneve mes dy vendeve, pas rrëzimit të avionit rus nga “F16”-tat turq.
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se, dërgimi i helikopterëve kishte për qëllim forcimin e bazës ushtarake të Erebunit, ku deri më tani janë dislokuar 7 helikopterë “MI-24” dhe “MI-8”, e para fundit të viti pritet të mbërrijnë edhe të tjerë.
Zyrtarisht, dërgimi i helikopterëve është bërë për mbrojtje nga ndonjë shtim i mundshëm tensionesh me Azerbajxhanin fqinj, por afërsia e tyre me kufirin turk mund të shihet fare mirë edhe si paralajmërim ndaj Ankarasë.
Top Channel