Në spitalet dhe urgjencat shqiptare mungon edhe tetanozi

09/12/2015 21:30

Të dëgjosh prej mjekëve, infermierëve apo farmacistëve nëpër spitalet shqiptare fjalën “mungon” për medikamente që janë të rrallë është normale, por kjo fjalë të përsëritet edhe kur kërkon ilaçet më elementare.

Fiks Fare denoncoi këtë të mërkurë mungesën e tetanozit, një prej barnave elementarë që si rregull duhej të ishte në gjendje në çdo farmaci dhe spital në vend.

Dhe nuk bëhet fjalë për mungesën e serumit antitetanik nëpër klinika apo spitale në rrethe, por mu në mes të Tiranës, në Qendrën Spitalore Universitare.

Kamera e Fiksit kërkoi tek reparti Infektiv një tetanoz dhe përgjigjia e marrë ishte një jo e prerë prej mjekut përgjegjës. Mjeku i tregon edhe regjistrin e plotësuar me emra pacientësh që e kanë blerë vetë këtë medikament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA