
Në Francë mbahet sot raundi i parë për zgjedhjet lokale, sfida e parë elektorale pas sulmeve në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona.
Këto zgjedhje shihen si një test për mbështetjen e publikut ndaj qeverisë, në përgjigje të sulmeve të 13 nëntorit. Fronti Nacional i ekstremit të djathtë shpreson të fitojë ndaj republikanëve të qendrës së djathtë, të drejtuar nga ish presidenti Nicolas Sarkozy.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet një javë më pas, më 13 dhjetor. 44 milionë francez i drejtohen sot kutive të votimit.
Edhe Republikanët dhe Fronti Nacional udhëheqin me rreth 30% të votave, sipas sondazheve, por Presidenti Francois Hollande i Partisë Socialiste, llogaritet të ketë 22% të votave, duke humbur dhe kontrollin e disa rajoneve.
Top Channel