Kaliforni, policia zbulon identitetet e viktimave

04/12/2015 00:00

Të bardhë e me ngjyrë, aziatikë dhe latinë, homoseksualë e heteroseksualë, nga mosha 26 deri në 60-vjeç, një mostër tipike e mozaikut njerëzor të Kalifornisë që fatkeqësisht janë edhe viktima të masakrës në San Bernardino.

Autoritetet kanë publikuar identitetet e 14 viktimave të se enjtes, pasi një çift hapi zjarr mbi ta në një qendër shëndetësore për persona me aftësi të kufizuara. 13 prej viktimave punonin në Departamentin e Shëndetësisë së San Bernardinos, ndërsa që të gjithë jetonin në këtë zonë.

Shannon Johnson, Bennetta Bet-Badal, Aurora Godoy, Isaac Amanios, Daniel Kaufman, Harry Bowman, Yvette Velasco, Sierra Clayborn, Robert Adams, Nicholas Thalasinos, Tin Nguyen, Juan Espinoza, Damian Meins dhe Michael Wetzel janë viktimat e sulmit në San Bernardino.

Njëri prej tyre, Nicholas Thalasinos, inspektor shëndetësor, u shpërngul në Kalifoni para dhjetë vjetësh për të qenë afër gruas së tij, Jennifer, kontaktet me të cilën deri në atë kohë kishin qenë vetëm virtuale.

Po ashtu, në mesin e viktimave ishte edhe një baba i 6 fëmijëve, një mësues dhe një nënë iraniane që kishte emigruar në Amerikë kur ishte vetëm 18-vjeç për t’u larguar nga rreziku që i kanosej çdo ditë.

Top Channel