Ushtria gjermane, e “çarmatosur”; nga 66 avionë zbulues, vetëm 29 fluturojnë

02/12/2015 00:00

Vetëm dy ditë përpara votimit në Bundestag për veprimet, mediat gjermane bënë publik një raport të Ministrisë së Mbrojtjes ku pretendohet se, vetëm 29 nga 66 avionët “tornado” të vendit janë të gatshme për fluturim.

Shefja e kësaj ministrie, Ursula von der Leyen u përpoq megjithatë të sqaronte se, për misionin e propozuar në Siri nuk nevojiten veçse 6 avionë të tillë zbulimi.

Shefi i Shtabit të ushtrisë gjermane, Volker Wieker citohet të ketë thënë se, gjendja e sistemeve vendase të fluturimit është e pakënaqshme.

Raporti i ministrisë fajëson për këtë problem “mungesën e gjendjes së disa pjesëve rezervë”.

“30 ‘tornado’ janë gati për aksion, neve na duhen vetëm 6. Diferenca është goxha e madhe”, u shpreh von der Leyen, që shtoi sidoqoftë se çdo mision ushtarak në Siri mund të jetë i gjatë dhe i rrezikshëm.

Top Channel