Vetëvendosje i ka përkrahur protestat në Tetovë, duke i vlerësuar si të drejta dhe si të domosdoshme për mbrojtjen e ambientit jetësorë, duke theksuar se ka një vit që banorët e Komunës së Tetovës helmohen nga ajri kancerogjen që ka rritur me shifra alarmante sëmundjet e rënda në këtë zonë.
Në reagimin e saj Vetëvendosja ka thënë se politikanët shqiptarë në koalicion me Gruevskin janë një grup kolaboracionistësh, të një regjimi i cili i ka varfëruar dhe shtypur shqiptarët.
“Qeveria “Gruevski” nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të ndalur ndotjen masive që po ndodh në Tetovë. Situata bëhet edhe më e rëndë kur merret parasysh fakti që ministri i Ambientit në qeverinë e Gruevskit, Nurhan Izeiri, është shqiptar me vendbanim në Tetovë. Ky fakt tregon edhe një herë se politikanët shqiptarë në koalicion me Gruevskin janë një grup kolaboracionistësh, të një regjimi i cili i ka varfëruar dhe shtypur shqiptarët, duke i mohuar edhe të drejtën elementare të jetës”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Top Channel