Salla e këshillit bashkiak të Tiranës, është mbushur nga dhjetra të rinj të cilët i kanë kërkuar kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, që të ketë më shumë investime për ta.
“Buxhetin e të rinjve duam që të kemi trefishimn krahasuar me një vit më parë. Karta e nxënësve duhet bërë në shkallë repbulike nga një institucion qëndror dhe kjo mund të marë pak kohë. Ne të Tiranës që ecim më shpejtë, do e emëtojmë vet, ku sigurisht do të kemi diskriminim pozitiv për ata që janë studentë dhe nxënës për të pasur ulje në mënyrën se si përdorin kartën e qytetit”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj tha se do të ketë 3-fishimit të buxhetit për të rinjtë, dhe brenda këtij muaji do të themelohet këshilli bashkiak i të rinjve të qytetit. Veliaj, shtoi se në bashkinë e Tiranës nuk mund të ketë me të punësuar politik.
“Më vjen mirë që ky takim është pararendje e një takimi tjetër që duam të bëjmë këtë muaj për të themeluar Këshillin Bashkiak të të Rinjve të qytetit, ku për herë të parë duam të fusim përfaqësues të presidentëve të të gjithë gjimnazeve të Tiranës, për të marrë propozime nga secila prej institucioneve tona arsimore. Për t’u siguruar që në Bashkinë e Tiranës të kemi sy dhe veshë për të dëgjuar secilin që përfaqëson një grup të rinjsh”, tha Veliaj.
Të rinjtë e Tiranës do të jenë të parët të cilët do të pajisen me kartën e qytetit e cila do t’i ofrojë lehtësira në transportin publik, por edhe në shërbime të tjera. Në fund të këtij takimi, të rinjtë të cilët ishin pjesë e “Youth Voice” të mbështetur nga fondi i kombeve të bashkuara për popullatën i kërkuan kreut të bashkisë të firmosë deklaratën me kërkesat e tyre.
Top Channel