Vokshi në Pogradec: Fondet për promocion shëndetësor vidhen

08/11/2015 12:50

Gratë demokrate janë takuar me gra dhe nëna në qytetin e Pogradecit, në kuadër të sensibilizimit për kancerin e gjirit. Deputetja Albana Vokshi tha se varfëria, papunësia dhe kriza e gjithëanshme po cënon shëndetin e grave dhe nënave shqiptare.

“Ministria e Shëndetësisë nuk po zhvillon sensibilizimin e duhur për rrezikun e kancerit. Fondet për promocionin shendetesor vidhen, dhe 450 mije euro të organizatave ndërkombetare për këtë qëllim, nuk dihen ku kane shkuar. Janë ulur ndjeshëm fondet , pasi ministria dhe ministri i kushton vëmendje tenderave dhe recetave fiktive me fitime qindra milionë euro. Kjo është ministra e skandaleve dhe jo e shëndetësisë”, tha Vokshi.

Vokshi tha se shërbimi i mamografisë nuk funksionon në më shumë se gjysmën e territorit të vendit dhe për këtë do të lobojë në komisionin e shëndetësisë. I pranishëm në këtë takim ka qënë dhe kreu i bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA