Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë paraditen e së dielës në ceremoninë e Ditës së Kujtesës, të zhvilluar para memorialit tek kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, kushtuar 46 ushtarakëve britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
Në këtë ceremoni të përvitshme të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ishin të pranishëm edhe ambasadori britanik Nicholas Cannon Obe, zëvendëskryetari i Kuvendit Edmond Spaho, përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve të pavarura kushtetuese, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Jeronim Bazo, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, atashe ushtarakë dhe personalitete nga fusha të ndryshme.
Presidenti Nishani u përkul me respekt dhe mirënjohje para memorialit të të rënëve në Shqipëri gjatë periudhës mes viteve 1939-1945 dhe nderoi kujtimin e ushtarakëve britanikë.
Top Channel