SHBA-të do të rikthehen në detin e Kinës Jugore

03/11/2015 06:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rikthehen në zonën e kontestuar të detit të Kinës Jugore, ku ditë më parë ndodhi incidenti, me një zyrtar të lartë të sigurimit amerikan që citohet të ketë thënë se do të ketë “më shumë demonstrime” të lundrimit të lirë në këtë rajon.

Zv.këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Ben Rhodes, që iu është drejtuar mediave pas një aktiviteti, ka deklaruar se lundrimi i lirë anijeve amerikane ishte në interes të SHBA-ve.

Ndërkohë, një tjetër zyrtar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga “Reuters”, ka konfirmuar se SHBA-të do të vazhdojnë të lundrojnë në këtë pjesë, por kjo nuk do të bëhet për të provokuar Kinën.

“Lëvizjet nuk do të jenë të shpeshta, por ne do të shkojmë atje, ashtu siç e parashikon edhe ligji ndërkombëtar. Po ashtu do t’i bëhet e ditur edhe palës kineze qëndrimin tonë”, citohet ai.

Top Channel