Nigeri, 42 të vdekur nga dy sulme me bomba

24/10/2015 03:35

Dy sulme me bombë në juglindje të Nigerisë kanë lënë të vdekur të paktën 42 persona dhe mbi 100 të plagosur.

Së paku 27 vetë humbën jetën kur një bombë shpërtheu në një xhami të sapo hapur në qytetin e Yolas. Më herët, 15 të tjerë mbetën të vdekur nga një sulm kamikaz në Maiduguri.

Ende nuk dihet se kush qëndron mbrapa këtyre sulmeve, por grupi islamist ekstremist Boko Haram është përgjegjës për shumë sulme në këtë zonë.

Ky grup ka në cak njerëz të dy feve, të krishterë dhe myslimanë, të cilët nuk pajtohen me ideologjinë e tyre.

Qindra persona kanë vdekur dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës së Boko Haram në vitet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA