Edhe iPad Pro prezantohet më 9 shtator
03/09/2015 00:00
Nëse jeni duke pritur prej kohësh një iPad të një madhësie më të madhe ndoshta 9 shtatori mund të jetë dita juaj me fat.
Apple është duke planifikuar që në eventin e 9 shtatorit, ku pritet të prezantohet telefoni iPhone i ri, Apple TV dhe disa produkte të tjera, të bëhet edhe prezantimi i të pajisjes iPad Pro.
iPad Pro dhe iPad Mini pritet që të jenë ne dyqanet e Apple për shitje në nëntor të këtij viti.
Për ndryshim nga pajisjet iPad me ekran 9.7 inç, të cilat kanë qenë deri tani në dyqanet e Apple, iPad Pro pritet që të ketë ekran prej 12 inç.
Top Channel