Rritja e popullaritetit të WhatsApp, Snpachat dhe Messenger nxit edhe të mëdhenjtë e tjerë të teknologjisë hi tech, si LinkedIn dhe Yahoo!, për të promovuar gjëra të reja.

Platforma për punën ridizenjon shërbimin e saj të mesazheve duke e bërë më fluid dhe të ngjashëm me një çat, ndërsa shoqëria e Sunnyvale ecën drejt një shërbimi videomesazhesh si Skype që quhet Livetext, si në iPhone dhe në Android.

LinkedIn ka nisur përditësimin e sektorit të saj të mesazheve, si në faqe interneti edhe në pajisjet celulare që kanë iOS dhe Android. Stili është më fluid, shumë i ngjashëm me çatin e Messenger të Facebook dhe mesazheve mund t’u shtosh dhe emoji dhe foto të animuara.

Ky ndryshim është bërë i ditur në një postim zyrtar të kompanisë, ku thuhet se në të ardhmen synohet edhe një asistent personal virtual. Ndërsa Yahoo Livetex është më e ngjashme me Skype dhe FaceTime të Apple, pra, biseda me video.

“Kemi dashur të krijojmë një mënyrë të re komunikimi, që lehtësisë së mesazheve të drejt për drejta, t’u shtohet emocioni dhe pamja që vetëm një video mund ta japë, për të bërë eksperiencën e përdoruesve akoma më spontane dhe të vërtetë”, thotë Adam Cahan, përfaqësues i Yahoo!. Livetext është i disponueshëm dhe në App Store dhe në Google Play Store.

Top Channel