Një goditje e re për Flash-in e Adobe, programi që shërben për të parë video dhe elementë multimedialë në web. Pas dështimit me sigurinë, bërë publike nga Hacking Team, Google Chrome bllokon programin e përdorur për reklamat.

Prej 1 shtatorit kolosi kalifornian nuk do të lejojë të shihen reklamat e bëra me Flash. Do të vendosë përdoruesi nëse do të shfaqet apo jo reklama, duke klikuar sipër.

Kjo e re, e njoftuar nga Google që në qershor, është shpjeguar me një postim zyrtar. Në praktikë, kompania kaliforniane kërkon më shumë shpejtësi të sistemit, (reklama në Flash konsumojnë energji dhe sforcojnë procesorin), dhe për një siguri të madhe. Referuar kësaj të fundit, sulmi haker i Hacking Team, kompani milaneze që prodhon programe spiune për qeveritë e gjysmës së botës, ka evidentuar disa javë më parë dështimin e Flash, i përdorur nga milionë përdorues.

Nga ky vendim i Chrome do të preket tregu i reklamave i cili i bëson ende Flash. Për këtë vetë Google sugjeron që të kalohet në HTML5, një standard i ri i internetit.

Top Channel