Drejtuesja e Yahoo-së, Marissa Mayer ka bërë të ditur se është shtatzënë dhe pret dy binjake vajza në dhjetor. Ashtu si me lindjen e djalit, tri vite më parë, Mayer planifikon të kufizojë lejen e lindjes. 40-vjeçarja ka shkruar në Tumblr se ka informuar bordin e drejtorëve të Yahoo-së dhe ekipin ekzekutiv për shtatzëninë e saj.

“Meqë shtatzania ime ka qënë e shëndetshme dhe pa ndërlikime, dhe duke ditur se kjo është një kohë e veçantë e transformimit të Yahoo-së, planifikoj që për shtatzaninë dhe lindjen, ashtu siç bëra dhe me djalin tre vite me parë, të marr një leje lindje të kufizuar larg punës. Duke ecur përpara, ka shumë për të bërë si për familjen time dhe për Yahoo. Të dyja kërkojnë shumë punë dhe prioritete”, ka shkruar ajo.

Mayer u caktua shefe ekzekutive e Yahoo-së në të njëjtën ditë që bëri të ditur shtatzëninë me djalin e saj më 2012. Ajo u kritikua për rikthimin e saj në punë vetëm dy javë pas lindjes.

Mayer ngjalli gjithashtu polemika disa muaj më vonë duke hequr punonjësit që punonin nga shtëpia, pjesë e cila shpesh është parë si një punë e domosdoshme për ata që janë prindër, dhe një normë për pjesën më të madhe të kompanive teknologjike. Më pas, Yahoo bëri të ditur një paketë dashamirëse ndaj familjeve të punonjësve të saj. Ajo ofroi si për nënën dhe babain 8 javë leje të paguar, dhe nënave tetë javë leje të paguar pas shtatzënisë.

Mayer tha se bashkë me bashkëshortin Zachary Bogue u habitën kur mësuan se prisnin binjake, pasi ajo ka thënë se në familjen e saj nuk kishte histori binjakesh. Njoftimi vjen afërsisht tre vjet pas lindjes së djalit të saj, Macallister Bogue.

Top Channel