Depatamenti i Thesarit e ndaloi të futej në SHBA për shkak të gjyqit ndaj Bolsonaros, hiqen sanksionet ndaj kryegjykatësit brazilian
Shtatë persona, përfshirë edhe katër civilë, janë vrarë në Turqi gjatë përleshjeve mes Forcave të Armatosura të këtij vendi dhe militantëve kurdë në disa vende të ndryshme.
Rebelët e partisë kurde, PKK sulmuan me raketa një bazë ushtarakë në qytetin Cizre. Nga kjo përleshje mbetën të vrarë tre persona, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe një 7-vjeçar.
Tre të tjerë humbën jetën në Yuksekova, një qytet ku përleshjet vazhdojnë prej ditësh, ndërsa në provincën Diyarbakir një ushtar mbeti i vrarë dhe katër të tjerë mbetën të plagosur.
Një armëpushim prej dy vitesh e gjysmë mori fund në korrik, pasi një grup i afërt me partinë kurde qëlloi për vdekje dy policë, ndërsa turqit iu kundërpërgjigjën grupit me sulme në Irak dhe Turqi.
Top Channel