Një situatë e pakëndshme për një student të një universiteti australian, i kapur “mat” nga shokët e klasës… Ai ishte duke parë një video për të rritur gjatë orës së leksionit. Djali nuk e kishte kuptuar se kufjet nuk ishin vendosur mirë në “notebook”-un e tij.
Zëri i videos po dëgjohej në të gjithë klasën dhe nxënësit filluan të qeshnin. Pasi shihte shokët tek qeshnin, i riu e kuptoi se zëri dëgjohej në të gjithë klasën, duke u vënë në siklet.
Në fakt, videoja është bërë virale në internet dhe shumë njerëz thonë se efektet e audios janë false.
Djali që largohet nga salla pas gafës është Jamie Zhu, “specialist” i shakave që qarkullojnë në universitetin e tij dhe që më pas i publikon në YouTube.
Videoja është publikuar nga një kamerë e fshehtë e quajtur “Awkward Uni Situation”.
Top Channel