Të paguash biletën e koncertit me gjak

11/08/2015 00:00

Në fund të muajit korrik, në Transilvani festivali muzikor. Ndryshe nga herët e tjera dhe të frymëzuar nga Drakula, vampiri më i famshëm që legjenda thotë se ka jetuar në këto anë, organizatorët menduan një formë tjetër pagese, veç asaj me para të thata.

Në festivalin “The Untold” ishin dy forma pagese, që mund edhe t’i ndërthyrje me njëra-tjetrën. E para të paguaje me para të thata në dorë dhe e dyta të paguaje me gjak. Të gjithë ata që donin të kursenin mund të dhuronin gjak në këmbim të gjithë çmimit të biletës, ose të paguanin një pjesë me gjak dhe pjesën tjetër me para në dorë.

“Duke parë që Rumania po përballet me një kërkesë në rritje për gjak nga pacientët në qendrat mjekësore, një kontribut në këtë fushë është mëse i mirëpritur”, do të deklaronte Bogdan Buta, drejtor i festivalit.

Në fund ideja rezultoi e suksesshme, jo vetëm për sasinë e grumbulluar të gjakut, por edhe për ndërgjegjësimin e qytetarëve për të dhuruar gjak. Të dhënat nga Instituti Kombëtar i Transfuzionit të Gjakut flasin për një rritje të numri të personave që dhuruan gjak në këto ditë të parë të gushtit.

Rumania është vendi ku dhurohet më pak gjak në gjithë Europën. Më pak se 2 përqind e popullsiësë janë dhurues aktivë, një shifër disaherë më e vogël se në vendet e tjera të kontinentit.

Top Channel