Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë…
Thonë që rrufeja nuk bie dy herë në të njëjtin vend, por nga ky rregull bën përjashtim një liqen i Venezuelës, ku në një natë me stuhi bien me dhjetra në minutë.
Fenomeni i njohur si stuhia e përjetshme ndodh në grykëderdhjen ku lumi Catatumbo takon liqenin e Maracaibos. Mesatarisht në këtë zonë, 260 ditë të vitit janë nën pushtetin e stuhive të shoqëruara me rrufe spektakolare. Qielli natën është vazhdimisht i ndriçuar, ku qindra rrufe shkarkohen në ujërat dhe pemët përreth.
Fenomeni vendosi liqenin e Maracaibos në librin e rekordeve Guinnes për “përqendrimin më të madh të rrufeve”. Rreth 250 rrufe bien në çdo kilometër katrorë në këtë liqen dhe në muajt e vjeshtës, sidomos në tetor, numri mesatar i rrufeve që shkarkohen për minutë është 28.
Liqeni Maracaibo rrethohet nga male të larta dhe shkencëtarët e shpjegojnë fenomenin e “stuhisë së përjetshme” me përplasjen e përhershme të rrymave të ngrohta të ajrit që mbërrijnë nga liqeni me ato të ftohta malore. Përplasja e vazhdueshme e këtyre rrymave shkakton stuhi të përhershme që shkarkohen në formë rrebeshesh shiu, breshëri dhe rrufeshë në liqen.
Top Channel