Krasniqi: Mbrojtja e dëshmitarëve s’është bazë për gjykatën

03/07/2015 00:00

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të drejtorit ekzekutiv të Human Rights Watch, Kenneth Roth, se Gjykata Speciale duhet të themelohet për shkak se dëshmitarët në Kosovë nuk janë të mbrojtur.

Krasniqi ka thënë se kjo nuk është arsye që gjykata të themelohet, duke nënvizuar se dëshmitarët mund të mbrohen në Kosovë dhe kudo.

“Unë nuk mendoj se aspekti i mbrojtjes së dëshmitarëve duhet të jetë një bazë e fortë për krijimin e gjykatës, sepse ata mund të mbrohen si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj. Çështja e dëshmitarëve nuk është thelbësore”, ka thënë Krasniqi për “Indeksonline”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA