“Food Gradients”, trendi i ri në Instagram

28/05/2015 00:00

Brittany Wright është një fotografe e pavarur në Uashington. Ajo ka pasion ushqimin, dhe kur pasioni e profesioni bëhen bashkë, atëherë rezultatet janë fantastike. Wright ka bërë një seri fotosh të cilat i ka quajtur “Food Gradients”, ku ajo ka renditur produkte të ndryshme ushqimore sipas ngjyrës.

Nuk ka ndonjë produkt që ajo nuk e ka përfshirë, që nga buka, vezët, erërzat, pemët dhe perimet e gjitha llojeve. Madje ajo ka arritur të krijojë edhe hashtagun #FoodGradients duke nxitur edhe të tjerët që të bëjnë foto të tilla dhe më pas t’i postojnë në Instagram.

Njerëzit e kanë pëlqyer këtë ide dhe Brittany ka marrë vëmendjen e shumë medieve amerikane. Tani ajo ka vendosur që të bëjë një udhëtim nëpër SHBA  në mënyrë që të takojë njerëz dhe të bëjnë foto të tilla.

Qindra foto mund t’i gjeni me #FoodGradients në Instagram, ndërsa nëse keni edhe ju ndonjë ide të tillë, atëherë bëjeni një foto dhe duke vendosur hashtagun bëhuni pjesë e këtij trendi.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel