WhatsApp zbulon një version të rremë të krijuar nga një kompani italiane, 200 përdorues të spiunuar Mark Zuckerberg mbushi 31 vjeç. Ai është një ndër personat më të pasur në botë falë Facebook-ut. Në web është shfaqur intervista e tij e parë, dhënë për televizionin amerikan, CNBC.
Atje shfaqet një Zuck i ri që flet për krijesën e tij, e cila në atë kohë kishte vetëm 100 mijë përdorues. Sot, ka mbi një miliardë e gjysëm, praktikisht sa një kontinent.
“Kush e di se ku do shkojmë në të ardhmen?! Kur publikuam platformën ishim 400 apo 500 studentë, tani jemi 100 mijë. Shpresojmë të jemi gjithnjë e më shumë. Po nxjerrim një sërë aplikacionesh që t’i mbajmë përdoruesit sa më shumë në faqe dhe të bëjnë diçka zbavitëse”, i tha Zuckerberg folësit të CNBC-së.
I lindur më 14 maj 1984 në White Plains, Zuck e publikoi Facebook-un më 4 shkurt të vitit 2004 nga dhoma e tij e konviktit në Harvard, ku ishte student. Më 2008, katër vite më pas, “Forbes” e nominoi atë si “miliarderi më i ri në botë”. Aktualisht, pasuria e tij neto është vlerësuar rreth 35 miliardë dollarë.
Top Channel