Sherr mes hipopotamësh
11/05/2015 00:00
Ky është momenti kur dy hipopotamë të nevrikosur kanë sulmuar njëri-tjetrin, pasi më i riu u përpoq të hynte në territorin e më të madhit.
Hipopotamët me peshë rreth 1.5 ton secili, u fotografuan duke u përleshur në Parkun Kombëtar Kruger, në Afrikën e Jugut.
Fotot janë realizuar nga fotografi Chris Martin. 51-vjeçari tha: “Nuk ka gjë më spektakolare sesa një sherr mes hipopotamësh”.
Pas disa minutash luftë, hipopotami më i ri vendosi të largohej para se ta pësonte keq.
Top Channel