Pele alarmon Brazilin, sërish në spital
08/05/2015 00:00
Legjenda e futbollit, Pele i është nënshtruar të enjten një ndërhyrje kirurgjikale në prostatë, pasi është shtruar në spital për herë të dytë brenda 6 muajve.
Tre herë fituesi i Kupës së Botës, tashmë në moshën 74-vjeçare, u shtrua në spital në nëntor 2014 për një infeksion urinar, pas heqjes së gurëve në veshka.
Zyrtarë të spitalit “Albert Einstein” në Sao Paoulo konfirmuan se Pele ndodhej i shtruar në spital, por nuk dhanë hollësi në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.
Ish-ylli i Santos ka shënuar 77 gola në 91 paraqitje me Brazilin.
Top Channel