Kur shkenca mposht emocionin, si topi me çip anuloi golin që ndezi debatet në Kupën e Botës, ja si funksionon Snicko!
Një lajm i jashtëzakonshëm vjen nga Londra për të ardhmen e futbollit shqiptar.
Dy lojtarët e talentuar të kombëtares sonë të moshave U16, Glenn Macaj dhe Christian Lila, kanë arritur një sukses madhor në karrierën e tyre duke siguruar bursa akademike (scholarships) me klubin e njohur të Premier League, West Ham United.
Klubi londinez ka zyrtarizuar listën e lojtarëve të rinj që do të vijojnë rrugëtimin në strukturat e tyre të rinisë, ku spikasin pikërisht dy emrat e djemve kuqezi. Kjo lëvizje konfirmon besimin e madh që drejtuesit e akademisë së “Hammers” kanë te cilësitë dhe potenciali i jashtëzakonshëm i futbollistëve shqiptarë.
Rrugëtimi i dy talenteve të përfaqësueses U16
Të dy lojtarët kanë qenë pjesë jetike e projekteve të ekipit kombëtar të Shqipërisë për moshën nën 16 vjeç, duke rënë në sy të vëzhguesve anglezë përmes paraqitjeve të tyre dinjitoze në ndeshjet ndërkombëtare.
• Glenn Macaj: I vlerësuar për pjekurinë dhe inteligjencën taktike në fushë, ai shihet si një element me mjaft perspektivë për prapavijën dhe mesfushën.
• Christian Lila: Një futbollist që spikat për teknikën e tij dhe vizionin e qartë të lojës, duke qenë shpesh pikë referimi në manovrat e skuadrës.
Hapi i madh drejt elitës së futbollit britanik
Në sistemin anglez, sigurimi i një burse (scholarship) është hapi më vendimtar për çdo futbollist të ri përpara nënshkrimit të kontratës së parë të plotë profesionale. Për Macajn dhe Lilën, kjo periudhë do të shërbejë si një rrugë e hapur drejt skuadrave zinxhire U18 dhe U21 të klubit.
Akademia e West Ham United njihet historikisht si një nga “puseve” më të pasura të talentit në Britaninë e Madhe (e pagëzuar si The Academy of Football). Përparimi i dy shqiptarëve në këtë mjedis elitar është një tjetër dëshmi se brezat e rinj të futbollit shqiptar po arrijnë të prekin standardet më të larta europiane.
Top Channel