“Les Alyscamps” e Van Gogh shitet për 66.3 milionë dollarë

06/05/2015 00:00

Një pikturë e Vincent van Gogh, në periudhën e famshme kur punoi përkrah mikut të tij Paul Gauguin në jug të Francës, është shitur në ankand për 66.3 milionë dollarë.

Piktura “Les Alyscamps” e vitit 1888, e cila u vlerësua me çmimin fillestar 40 milionë dollarë iu shit një koleksionisti privat aziatik. Rekordi në një ankand për Van Gogh është 82.5 milionë dollarë.

Top Channel