9 mënyra të mbështetura nga shkenca për t’u ndier më mirë në vitin 2026
Irani ka nxjerrë një ligj që ndalon meshkujt të ngrenë flokët lart, pasi kjo konsiderohet si adhurim ndaj Djallit. Kreu i Sindikatës së Berberëve të Iranit gjithashtu ka ndaluar tatuazhet dhe trajtimet e bukurisë për meshkujt, siç është heqja e vetullave.
Në një komunikatë të publikuar nga agjencia e lajmeve ISNA, Mustafa Govahi thotë se do të ketë rregulla të reja për meshkujt që ndjekin modën.
“Nuk lejohen më modelet e flokëve që adhurojnë Djallin. Çdo berberi që pret flokë në stile të tilla do t’i hiqet licenca. Ne e dimë kush janë këta berberë dhe do të marrim masat e duhura”, tha kreu i Sindikatës.
Flokët në model “punk” janë përhapur shumë vitet e fundit në Iran, por autoritetet nuk i shohin me sy të mirë, pasi i konsiderojnë si shumë perëndimorë dhe kundër fesë islame.
Top Channel