Amal Clooney merr leksione aktrimi

06/05/2015 00:00

Avokatja e të drejtave të njeriut raportohet se do të luajë përkrah bashkëshortit të saj dhe, për këtë arsye, ajo po merr leksione në mënyrë që të jetë gati në momentin që t’i ofrohet roli.

Një burim ka thënë për revistën “OK”: “George ka kohë që i ka kërkuar Amal për të marrë pjesë në një film dhe duket se kjo ide e ka intriguar avokaten, pasi po merr leksione”.

Burimi gjithashtu ka shtuar se Amal nuk e ka aspak në plan të ndryshojë profesionin e saj, por thjesht dëshiron ta bëjë atë për kënaqësi.

FOTO GALERI
1/1
Amal dhe George Clooney

Top Channel