Maskoti e tepron me alkoolin
05/05/2015 00:00
Austria e Vjenës mban vendin e gjashtë në kampionatin austriak, larg objektivave të sezonit.
Megjithatë kjo nuk e pengoi maskotin zyrtar të kësaj skuadre, “Super Leo” që të festojë jo vetëm fitoren ndaj Neustadt, por edhe ditëlindjen e tij të 42-dytë.
“Super Leo” u shfaq në gjendje të rënduar në tapetin e blertë pas fërshëllimës përfundimtare të takimit dhe që në fillim u duk se e kishte tepruar me alkoolin.
Top Channel