Qenushet, më të afërta me njerëzit

04/05/2015 00:00

Kemi dëgjuar shumë që qeni është miku më i mirë i njeriut, dhe ata që e kanë një në shtëpi e dinë më së miri. Por, studimet e fundit kanë treguar se femrat e kësaj kafshe tregohen më të afërta me njeriun se sa meshkujt.

Studiuesit nuk e dinë me siguri se çfarë i shtyn qentë femra që të kenë këtë sjellje, por mendojnë se mund të jetë për shkak të natyrës si nënë, që sjell në jetë edhe këlyshë.“Qentë femra japin dhe kërkojnë ndihmë, ndonjëherë tregohen edhe më të përgjegjshme. Kjo ndoshta vjen edhe prej faktit të mëmësisë, që i bën të jenë edhe më të matura”, ka thënë Per Jense, profesor në ‘Linkoping University’.

Qentë femra tregohen edhe më të përgjegjshme në disa raste se sa meshkujt. “Në studimin tonë, ku kemi përfshirë 400 qen, ka rezultate të mahnitshme. Femrat janë shumë më të ndjeshme dhe më të prira për t’i qëndruar më afër të zotit”, ka shtuar Jense.

 

Top Channel